Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.149 teste dhe janë regjistruar 406 raste të reja COVID-19, prej të cilëve 184 në Shkup, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë janë shëruar 387 pacientë dhe 18 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 193.458 raste, prej të cilëve 175.881 janë shëruar, 10.819 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 6.758 pacientë. /TV Malisheva

Share.