Më shumë se 27 milionë njerëz në Manila dhe rrethinat e saj janë përsëri në karantinë pas futjes së masave të reja kufizuese për shkak të koronavirusit në Filipine.
Masat hynë në fuqi mbrëmë pasi numri i të infektuarve në vend tejkaloi 100,000, dhe shoqatat mjekësore i bënë thirrje presidentit Rodrigo Duterte të ndërmarrë veprime me atë rast.
“Punëtorët tanë të shëndetit nuk duhet të mbajnë barrën e vendosjes se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë,” thanë mjekët në një letër të hapur gjatë fundjavës, duke paralajmëruar se sistemi shëndetësor ishte i stërngarkuar.
Dy spitale të mëdha shtetërore në Manila janë mbyllur përkohësisht për shkak të infeksionit midis punonjësve shëndetësorë, ndërsa disa spitale private janë duke refuzuar pacientët për shkak të mungesës së hapësirës, raporton Guardian.
Ditët e fundit, epidemia e koronavirusit në Filipine është përhapur me shpejtësi dhe 106.330 raste janë regjistruar tashmë.
Mbi 2,000 njerëz vdiqën./Tv Malisheva