Në Klinikën Infektive, QKUK, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 36 pacientë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 15 raste.
Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19.
9 raste janë në gjendje stabile,
4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.
Përndryshe nga gjithsej 5 pacientë Covid 19 pozitiv dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar.
Sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19.
Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë./ Tv Malisheva