Aktualisht në Kosovë janë 510 raste aktive me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit bëri të ditur se asnjë qytetarë nuk ka vdekur si shkak i infektimit me koronavirus, ndërsa 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ndërkohë që prej fillimit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës. Ndërsa, deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./TV Malisheva