Bujqit në Kosovë do të përfitojnë 53 milionë euro grante dhe subvencione gjatë 18 muajve të ardhshme. Kjo pas nënshkrimit të programit për zhvillim rural dhe programit të pagesave direkt.

Në një ceremoni pjesë e së cilës ishte edhe kryeministri, Avdullah Hoti iu garantua bujqve përkrahja qeveritare.

Shefi i ekzekutivit tha se bujqit në Kosovë do të kenë mbështetjen e dyfishtë në rimëkëmbjen ekonomike.

Hoti: Bujqit do të kenë përkrahjen e qeverisë

“Kjo që nënshkruani sot është pjesë e buxheti të rregullt të Ministrisë së Bujqësisë për programin e bujqësisë. Ndërkaq sapo të miratohet buxheti në Kuvend, të cilin ne kemi votuar në qeveri tash shpejt. Në kuadër të fondit që është 384 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike si ndihmë bizneseve, qytetarëve dhe bujqve. Pjesa e bujqësisë do të ketë një përkrahje të konsiderueshme”

Ndërsa, Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se gjithë këto mjete financiare do të shkojnë në dobi të rritjes së prodhimtarisë së bujqve.

Mustafa: Këto 53 milionë euro do të bëjnë një injektim financiar

“Me një buxhet ekzistuese prej gjithsej prej 53 milionë euro këto dy programe do të bëjnë një injektim financiar, të nevojshëm për likuiditetin dhe zhvillimin e fermerëve dhe agropërpunuesve tanë. Veçanërisht gjatë këtij viti mjaft sfidues për bujqësinë si pasojë e pandemisë Covid 19”, tha ai.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin dhe shoqata të ndryshme të bujqve./Tv Malisheva

Share.