Në Francë, numri i vdekjeve nga koronavirusi në 24 orët e kaluara është rritur me 544, në një total prej 21.340, një rritje prej 2.6 për qind.

Numri i pacientëve në spitalet franceze të trajtuar me COVID-19 ka rënë me 365, ose 1.2 për qind, një rënie për ditën e tetë me radhë, transmeton Reuters.

Kjo është më pak për 2,300 pacientë sesa kur kishte më shumë – 32.113, më 13 prill, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e Francës.

Numri i pacientëve në kujdes intensiv ra për 215 ose katër për qind në 5,218, ditën e 14-të radhazi.

Tani ka pothuajse 2,000 njerëz më pak në kujdes intensiv sesa numri më i lartë – 7,148 që nga 8 prilli, transmeton TV Malisheva

Share.