Britania e Madhe ka bërë të ditur edhe për 569 vdekje të reja në 24 orët e fundit, duke ngritur bilancin e përgjithshëm në 2.921 ose katërfish më shumë se në javën e kaluar.

4.244 persona të tjerë u diagnostikuan me infeksion në 24 orët e kaluara, duke e çuar gjithsej në 33.718.

Britania e Madhe tashmë mund të kishte 1.8 milion pacientë me koronavirus me një në çdo 37 njerëz që kishin kapur sëmundjen, sipas shkencëtarëve.

Studiuesit në Imperial College London, të udhëhequr nga këshilltari qeveritar profesor Neil Ferguson, kanë studiuar shpërthimet e koronavirusit në të gjithë Evropën për të parashikuar shkallët e tyre të vërteta.

Ferguson ka qenë një nga ekspertët kryesorë britanikë që prej fillimit të shpërthimit dhe ishte puna e tij që e bindi Qeverinë të urdhëronte një bllokim.

Ai dhe kolegët tani sugjerojnë që mesatarisht katër për qind e njerëzve në 11 nga vendet më të pasura të Evropës janë infektuar – rreth 19 milionë njerëz.

Ata i bënë parashikimet si një alternative për shifrat zyrtare “shumë jo përfaqësuese”, të cilat bazohen kryesisht në testet e bëra në spitale, transmeton KosovaPress.

Miliona njerëz besohet se janë prekur nga virusi dhe janë rikuperuar në shtëpi, duke vendosur numrin e infeksionit në Britani të Madhe, Spanjë, Itali, Belgjikë, Zvicër, Suedi, Francë, Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Norvegji në mënyrë të konsiderueshme më të larta se Organizata Botërore e Shëndetit – gjithsej 366,000./ Tv Malisheva

Share.