Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.

Në total numri i rasteve aktive është 26.977.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./TV Malisheva

Share.