Siç njoftojnë mediat ruse, të hënën më 13 korrik, policia ruse ka arrestuar më shumë se dhjetë gazetarë, të cilët kishin dalë të protestonin kundër arrestimit të ish-gazetarit të Kommersant dhe këshilltarit të Roskosmos , Ivan Safranov.

Më shumë se 80 protestues, shumica gazetarë, me pankarta në duar dhe fanella me mbishkrimin “Liri për Ivan Safronov”, kishin shkuar për të protestuar para qendrës së paraburgimit në Lefortovo, ku po mbahet Safranov, transmeton KosovaPress.

Protestuesit po kërkonin lirimin e tij dhe po e cilësonin arrestimin e tij, nën akuzën për tradhti, si pasojë e punës së tij si gazetar kritik ndaj drejtuesve të lartë të ushtrisë dhe politikës ruse.

Gjatë protestës kishte ndërhyrë policia duke arrestuar më shumë se dhjetë protestues. Në mesin e të arrestuarve janë, anëtarja e sindikatës së gazetarëve rusë, Sofya Rusovo, redaktori i Kommersant, Alla Pugachev, gazetarët e Komemersant, Olga Allenova, Anna Povago, Anna Vasilyeva, Yulia Gallyamova, Lilia Galyavieva, Petra Parkhomenko, Aleksander Cherneykh, ish-gazetarja e Vedmosti, Tatyana Morozova, autori i Live, Avtozak Maxim Kondratyev, kryeredaktorja e Kholod, Taciya Bekbulatov, Alla Pugachev dhe Maria Karpenko.

Kreu i Koorporatës Shtetërore për Veprim Hapësinor “Roscosmos”, Dimitry Rogozin, kishte thënë se arrestimi i Safranov, nuk ndërlidhet me punën e tij në “Roscosmos”. Pas akuzave të opinionit publik rus se arrestimi i Sofranov ndërlidhet me shkrimet kritike, Kremlini është prononcuar se, “kjo nuk ndërlidhet me të kaluarën e tij si gazetar, por aktakuza kundër Sofranov gjatë seancës dëgjimore e konfirmon se arrestimi i tij ka të bëjë me të kaluarën si gazetar”.

Pjesë e aktakuzës është edhe shkrimi kritik i Sofranov, kundër atyre që miratuan shitjen aeroplanëve luftarakë Su-35 në Egjipt./Tv Malisheva

Share.