Transfereve të datës 29.04.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus, ATK njofton se zgjatet afati për deklarimin, raportimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale.

Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore dhe Kontributeve zgjatet sipas tabelës për këto lloje të tatimeve/kontributeve dhe këto periudha tatimore:

Lloji i tatimit/kontributi formulari Shkurtesa Periudha Afati i deklarimit Afati i pagesës
Pasqyrë e mbajtjes në burim dhe pagimit të tatimit WM 03/2020 15 Maj 2020 15 Maj 2020
Pasqyra e kontributeve për pension dhe formulari i pagesës CM 03/2020 15 Maj 2020 15 Maj 2020
Pasqyra e mbajtjes në burim dhe pagesës së interesit, të drejtës pronësore, qirasë, fitoreve në lotari dhe personin jo-rezident WR 03/2020 15 Maj 2020 15 Maj 2020
Formulari I deklarimit dhe pagesës së TVSH-së TV 02/2020; 03/2020 dhe 04/2020 15 Maj 2020 15 Maj 2020
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura Personale PD 2019 15 Maj 2020 15 Maj 2020
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura të Korporatave CD 2019 15 Maj 2020 15 Maj 2020
Deklarata vjetore për Ortakëritë DO 2019 15 Maj 2020 15 Maj 2020
Kërkesa për Rimbursim/Kthim TV 02/2020; 03/2020 dhe 04/2020 (afati për vendosje)15 Maj 2020 15 Maj 2020
Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e mëdha individuale IL TM1/2020 15 Maj 2020 30 Qershor 2020
Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e mëdha QL TM1/2020 15 Maj 2020 30 Qershor 2020
Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e vogla individuale IS TM1/2020 15 Maj 2020 30 Qershor 2020
Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e vogla QS TM1/2020 15 Maj 2020 30 Qershor 2020
Raportimi i Librit të Blerjes dhe Shitjes 02/2020; 03/2020 dhe 04/2020 15 Maj 2020 15 Maj 2020
Raportimi i transaksioneve mbi 500€ 2019 15 Maj 2020 15 Maj 2020

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë Njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

Po ashtu, ju njoftojmë se zgjatet afati deri me 15.05.2020 edhe për trajtimin dhe vendosjen e kërkesave lidhur me rimbursimet.

Të gjithë tatimpaguesit të cilët në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë për këto lloje tatimesh, Administrata Tatimore mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për pagesën me këste të obligimeve tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë e shkaktuar si pasojë e COVID-19.

ATK inkurajon tatimpaguesit që nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor/TVMalisheva

Share.