Dy vite më parë, Haxhi Avdyli tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kishte shkruar “A thua pse Presidenti Rugova mbante larg pushtetit Hashim Thaçit? A thua dinte ai diçka më shumë se të tjerët?”.

Të njëjtën shkrim e ka përsëritur edhe sot deputeti Avdyli duke thënë se shkrimi i tij i 2018-tës vlen edhe më shumë në ditët e sotshme. Por ai ka shtuar edhe atë se ndoshta tani Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është bërë burrë i mirë për disa në LDK.

“2018 e thënë po që vlen edhe më shumë në ditët e sotshme. Apo ndoshta tani Hashim Thaçi për disa në LDK është bërë burrë i mirë”, ka shkruar Avdyli në profilin e tij ‘facebook’.

Shkrimi i plotë i Avdylit të bërë në 2018-tën

A thua pse Presidenti Rugova mbante larg pushtetit Hashim Thaqit? A thua dinte ai diçka më shumé se të tjerët? Pse ai slejoi asnjë pozitë per të sa ishte gjalle? Sepse ai e njohu , por edhe mbrojti Kosovēn nga plangprishësit e tij. E sot le ta dinë të gjithë, se LDK sdo lejohet asnjëherë më nga anëtarësia e saj, që dikush në emër të rugovizmit, e në emër të interesit të Kosovës, që me manipulime e shtrembërime të opinionit ta dërgojë edhe njëherë LDK-në në prehër të PDK-së, ta bëjë patericë të saj që PDK ta ngrehë për hunde e ta poshtëroi sa herë të dojë LDK-në, edhe pse kishte kontratë me ne, sikur kur bëri me zanzibarin, sikur kur detyroi turpshem ta largoi Presidentin Sejdiu, edhe së fundmi shkarkoi kryeministrin Mustafa në kulmin e suksesit të tij. Anëtarësia e LDK-së sdo lejoi që LDK të behet pjesë e pazarit të Hashim Thaqit me territore, edhe nëse na premton të të gjitha postet e pozitat e shtetit të na dhuroheshin. Anëtarësia e LDK-së dhe qytetarët e pavarur të Kosovës duan ndryshim të thellë e jo marrje të ndonjë ashti nga dikush , në një sistem ku PDK kontrollon çdo gjë nga ndermarrjet publike, drejtësin, policinë, AKi, banka, spitale, universitete , dogana, ATK , agjencione etj. Po të ishte gjallë Presidenti do çuditej me ne sesi kemi lejuar Hashim Thaqin dhe PDK-në ta kapte kaq shumë shtetin dhe si po rrimë kaq komod si Partia më e madhe në vend për ta ndalur kete kapje. Do ishte fat ta kishim ndonjë parti në Kosovë si CDU që me të bënim koalicion e ta rrëzonim këtë sistem të kalbur të antivlerave të ngritura nga profiterët e luftës të veshur me petkun e politikanëve. Meqenëse se kemi një CDU a duhet të presim nën hije si opozitë apo të shkojmë në preher të PDK- së për tu bere lodër e saj? As votimi plebishitar i pasluftës për LDK nuk mundesoi qeverisje veq nga LDK ,por asesi Rugova sberi koalicion me PDK-në, e ne ku po duam të shkojmë? Pyetjet vazhdojnë … e përgjigjjet kam frikë që po i di…por do i flas kur të vie koha.

Share.