Avokati i njohur kosovar, Musa Damati, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit rreth mandatarit të qeverisë.
Ai në një postim në faqen e tij të rrjetit social Facebook, ka shkruar se anëtarët e subjekteve të ndryshme politike përmes deklaratave të tyre, nuk mund të komentojnë apo të interpretojnë vendimet kushtetuese në favor të interesave të tyre partiake.
Në të kundërtën, shkruan më tej Damati, nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese komentohet dhe prejudikohet përmes deklaratave politike, kjo mund të përbëjë presion ose cenim të pavarësisë së gjykatës dhe ndërhyrje në drejtësi.
Sipas tij, subjektet politike dhe anëtarët e këtyre subjekteve, duhet të shfaqin pjekuri juridike dhe durim politik, duke respektuar rendin dhe legjitimitetin, i cili derivon nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Ja postimi i plotë i avokatit Damati
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka pezulluar deri më 29 maj dekretin e presidentit të vendit Hashim Thaçi, për emërtimin e Avdulla Hotit kryeministër./Tv Malisheva