Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka takuar edhe strukturat drejtuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku tha se spektri politik në Kosovë, në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, synon njohjen reciproke në mes dy vendeve si një investim në të ardhmen evropiane dhe euroatlantike.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke lavdëruar punën e LDK-së, ka theksuar se ky investim 30-vjeqar, e ka pajisur LDK-në me një përvojë të jashtëzakonshme.
Basha: Ky investim 30-vjeqarë e ka pajisur LDK-në me një përvojë të jashtëzakonshme
“Ky investim 30-vjeqarë që e ka pajisur LDK-në me një përvojë të jashtëzakonshme…duke u nisur nga trashëgimia e Presidentit Rugova, duke vazhduar me investimin e LDK-së deri në ditët e sotme, përkthehet në bashkëpunim edhe me forcat e tjera politike në një të mirë për çdo qytetarë të Kosovës…Po kështu në plotësimin e aspiratave të qytetarëve të Kosovës për lëvizjen e lirë në BE dhe natyrisht për udhëheqjen me sukses të një investimi të përbashkët të institucioneve dhe faktorëve politik të Kosovës dhe partnerëve tonë strategjikë SHBA-ve dhe BE-ve, dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë synon njohjen reciproke në mes dy vendeve si një investim në të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit”, ka thënë ai.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu në një konferencë të përbashkët për medie, ka thënë se ndër të tjerash në këtë takim temë diskutimi ka qenë pozicionimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Veliu:Diskutuam në përgjithësi situatën aktuale që është në Kosovë
“Diskutuam në përgjithësi situatën aktuale që është në Kosovë, në lidhje edhe me covidin por edhe me zhvillimet tjera politik që janë zhvillime edhe brenda për brenda Kosovës por edhe zhvillime që lidhen me pozicionimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Veliu.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në vizitën e tij në Kosovë, sot ka takuar shumicën e liderëve partiak./ Tv Malisheva