KRU Prishtina ka bërë të ditur se për shkak të një dëmtimit të gypit në afërsi të ambulancës në “Bregun e Diellit ” në Prishtinë, zona qendër e kësaj lagjeje nga ora 17.45 ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit kanë dalë në vendin e ngjarjes për sanimin e gypit, kohëzgjatja e të cilit varet nga natyra e dëmtimit, thuhet në njoftim. /TV Malisheva