Qeveria Hoti përveç 29 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk kanë marrë pjesë në seancë dhe 24 deputetëve të PDK-së që kanë votuar kundër në seancën e sotme, nuk është votuar edhe nga katër deputetë të koalicionit.
Nga LDK ishin Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli që nuk kanë marrë pjesë fare në seancë. Kurse, Fatmir Rexhepi, ka abstenuar. Ndërsa, 25 deputetë të tjerë të kësaj partie kanë votuar pro qeverisë.
Qeveria Hoti ka marrë edhe 12 vota të AAK-së. Ndërsa, Donika Kadaj-Bujupi nuk ka marrë pjesë në seancë në kohën kur ka ndodhur votimi.
Nga minoritetet joserbe, Qeveria Hoti ka marrë 8 vota dhe dy kundwr, konkretisht të Zikreta Aliti dhe Elbert Krasniqi.
Kurse, 10 deputetët e Listës Serbe dhe 6 të koalicionit Nimsa-AKR, kanë votuar pro qeverisë Hoti./ Tv Malisheva