Studiuesit nga Universiteti Mjekësor në Nju Jork gjetën një lloj mikroplastike në një sasi shumë më të madhe në jashtëqitjen e fëmijëve të vegjël sesa te të rriturit.

Bëhet fjalë për polietilenin tereftalat, i njohur si PET. Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur ekspozimin e shtuar ndaj mikroplastikës me vdekjen e qelizave, fryrjen dhe çrregullimet metabolike.

Drejtuesi i hulumtimit, profesori Kanan dhe kolegët e tij, shqyrtuan pasojat që mikroplastika mund të ketë në shëndet.

Ata veçanërisht vëzhguan PET -in e përmendur tashmë me PC (polikarbonat). Duke vëzhguar mostrat, ata arritën në përfundimin se lloji i PC përfaqësohet njësoj te të rriturit dhe fëmijët e vegjël, në kontrast me llojin PET.

Studiuesit thonë se kërkimi është ende në fazën fillestare dhe se nevojitet më shumë kohë, si dhe më shumë mostra, në mënyrë që të analizohet ky fenomen në mënyrë më të detajuar.

Ku gjenden mikroplastikat?

Grimcat mikroplastike mund të jenë më pak se pesë milimetra, dhe gjenden në thellësitë e mëdha të oqeanit, në pluhur, ushqim dhe madje edhe në ujë në shishe. Fillimisht, këto grimca u konsideruan të padëmshme për trupin tonë, por tani e dimë që nuk është kështu.

Si janë fëmijët kaq të ekspozuar ndaj mikroplastikës?

“Mikroplastikat e tipit PET u gjetën dhjetë herë më shumë në jashtëqitjen e foshnjave të vogla sesa në jashtëqitjen e të rriturve. Kjo mund të lidhet me përdorimin e produkteve plastike nga fëmijët, të tilla si shishe ushqyese, shishe ose gota për të pirë, takëm – lugë dhe pirunë plastikë, enë, lodra ose biberon. Fëmijët gjithashtu vënë objekte të ndryshme në gojën e tyre, veçanërisht në fazën e kërkimit të mjedisit, gjë që e përshpejton më tej këtë fenomen. Është gjithashtu problem që ushqimi për fëmijë, si formula e qumështit dhe qullë të ndryshëm, të paketohen në paketime plastike”, shpjegon Samuel Kanan. /TV Malisheva

Share.