- Reklamë e sponsorizuar -

Me rastin e Ditës Botërore të Biodiversitetit sot ka nisur mbjellja e luleve në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, pranë shtatores së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.

Kryetari Bekim Jashari u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj natyrës, biodiversitetit, florës e faunës.

“Mbrojtja e natyrës dhe shtimi i zonave të gjelbra janë dhe do të mbeten pjesë e rëndësishme e qeverisjes sime”, ka shkruar Jashari në Facebook.

- Reklamë e sponzorizuar -