Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), ka njoftuar se ka urdhëruar largimin nga tregu vetëm mallrat që kur janë importuar kanë qenë në kundërshtim me ligjin dhe vendimet që kanë qenë në fuqi në atë kohë.

Kjo ministri thotë se Inspektorati i Tregut nuk ka marrë asnjë veprim të palejuar ose në dëm të bizneseve që respektojnë ligjin.

“Ju njoftojmë se, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), ka urdhëruar largimin nga tregu VETEM mallrat që kur janë importuar kanë qenë në kundërshtim me ligjin dhe vendimet që kanë qenë në fuqi në atë kohë. Inspektorati i Tregut nuk ka marrë asnjë veprim të palejuar ose në dëm të bizneseve që respektojnë ligjin”, thuhet në sqarimin e MEPTINIS-it./Tv Malisheva

Share.