Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor, ku thuhet se eksporti i mallrave kishte vlerën 32.3 milionë euro, ndërsa, importi 315.1 milionë euro, që është një rënie prej -15.6% për eksport, kurse një rritje prej 2.0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.Sipas ASK-së, të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.5% në muajin tetor 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 282.7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 270.5 milionë eurosh në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 10.3%.”Eksporti i mallrave në muajin tetor 2019 kishte vlerën 32.3 milionë euro, ndërsa importi 315.1 milionë euro, që është një rënie prej (-15.6%) për eksport, kurse një rritje prej 2.0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 31.2% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.5% e përbëjnë produktet bimore; 6.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 5.5% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 4.6% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15.0% e përbëjnë produktet minerale; 13.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11.0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre, etj. Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (28) arritën në 13.2 milionë Euro, ose rreth 41.1% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29.0%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Italia (12.8%), Gjermania (9.6%), Holanda (5.4%), Britani e Madhe (1.7%), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (28) ishin rreth 160.3 milionë Euro, ose 50.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 28.9%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.0%), Italia (10.6%), Greqia (3.7%), Bullgaria (3.6%), Sllovenia (3.1%), etj”, thuhet në komunikatë.Në muajin tetor 2019, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s, sipas ASK-së, arritën në 14.3 milionë euro ose 44.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej -10.4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin Shqipëria 18.9%, Maqedonia 12.0%, Serbia 7.5%, dhe Mali i Zi 4.2%.“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin tetor 2019, arritën në 45.0 milionë Euro, ose 14.3% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-47.8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia (6.9%), Shqipëria (6.3%), dhe Serbia (0.1%). Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 4.6 milionë Euro, ose 14.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (7.9%) dhe Turqia (3.1%). Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 109.7 milionë Euro, ose 34.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.5%) dhe Kina (10.0%)”, thuhet në komunikatë.

Share.