Xhelal Reçi një biznesmen nga Laçi është ekzekutuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:23 ,në afërsi të një banke.
Reçi, 60 vjeç, raportohet se është ekzekutuar pranë bizneseve të tij. Ai zotëronte një butik dhe një bar kafe në Laç.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit, ndërsa në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur, raporton TopChannel.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./TV Malisheva