Kandidati i PDK-së për kryeministër të vendit, në një konferencë për media ka folur për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Do ta kemi temë kryesore të çdo marrëveshje paqësore që mund të arrijmë në mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të ketë marrëveshje paqësore dhe njohje të ndërsjellë pa u adresu çështja e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Në listën e PDK-së për deputetë do të jenë dy kandidatë që do të jenë zëri i Preshevarëve në Kuvendin e Kosovës, qe do të garojnë në kuadër të listës se PDK-së. Do të miratojmë një ligj të veçantë, kornizë ligjore si në rrafshin financiar, polik, arsimor, kulturor të mbështetën qytetaret qe jetojnë në Luginë të Preshevës”, tha ai.
“Do ta kemi një agjension shtetëror që është organ koordinues pranë zyrës së kryeministrit, qe do të merret me hartimin dhe zbatimin e çdo politike në raport me Luginën e Preshevës”, shtoi Hoxhaj.