Finlanda ka hyrë në “fazën e dytë” të epidemisë së virusit korona, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Autoritetet kanë vendosur kufizime të reja për të ardhur nga disa vende të Bashkimit Evropian.

Belgjika, Holanda dhe Andorra janë hequr nga lista e gjelbër e vendeve, dhe turistët që vijnë prej andej duhet të shkojnë në një karantinë 14-ditore.

“Situata është jashtëzakonisht delikate,” tha Lisa-Maria Voipio-Pulki nga ekipi strategjik i Ministrisë së Shëndetësisë, duke shtuar se “një fazë tjetër ka filluar”, raporton Guardian.

Pavarësisht rritjes së rasteve, Finlanda ende ka shkallën më të ulët të incidencës në Evropë, me dy raste të reja për 100.000 njerëz në 14 ditët e fundit.

Deri më tani, 7.532 infeksione të COVID-19 dhe 331 vdekje janë raportuar në 5.5 milionë banorë të këtij vendi nordik.

Zyrtarët thanë se “plani i vjeshtës” do të shpallet javën e ardhshme dhe do të përcaktonin masa të reja për t’u futur nëse virusi vazhdon të përhapet.

Share.