Komuna e Malishevës shkon në balotazh të zgjedhjeve pasi në raundin e parë asnjëri nga dy kandidatët që morën më së shumti vota nuk kaluan shifrën prej 50 për qind.

Ekrem Kastrati i Nismës pas numërimit 100 për qind të votave nga KQZ-ja, ka marrë 34.30 për qind të votave.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Isni Kilaj ka 29.07 për qind në vendin e dytë.

Ndërsa, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrush Hoti renditet i treti me 16.94 për qind.

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka 15.04 për qind, Kastriot Berisha nga AAK 4.30 për qind dhe Selajdin Bytyçi nga SB 0.35 për qind./TV Malisheva

Share.