Presidenti Emmanuel Macron ka njoftuar sot një zgjatje prej një muaji në bllokimin mbarëkombëtar të Francës deri më 11 maj.
Ai pranoi sakrificat e bëra tashmë, por tha se Franca duhej të shkonte më tej për të shpëtuar jetë.
Bllokimi filloi në 17 mars dhe u ripërtëri për herë të parë dy javë më vonë, transmeton KosovaPress.
“Periudha pas 11 majit do të shohë një lehtësim gradual të kufizimeve”, tha Macron, duke shtuar se masat do të vazhdojnë në shumë sfera të jetës deri në verë, të paktën.
Në fjalimin e tij, presidenti francez i bëri homazhe përpjekjeve të bëra nga njerëz në të gjithë vendin, por tha se duhej bërë më shumë.
“Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet tona dhe të vazhdojmë të zbatojmë rregullat. Sa më shumë ato respektohen, aq më shumë do të shpëtojmë jetë. Kjo është arsyeja pse bllokimi më i rreptë duhet të vazhdojë deri të hënën më 11 maj. Gjatë kësaj periudhe është mënyra e vetme të veproni në mënyrë efektive”, tha ai./ Tv Malisheva