Gjon Muharremaj kualifikon Zvicrën në finalen e “Eurovision”
Shqipëria ka arritur në finale të “Eurovision”.
Këngëtarja Anxhela Peristeri ka bërë performancën e saj në gjysmë finalen e dytë në “Eurovision”.
Por në finale do të shohim edhe një shqiptar, pasi Zvicra këtë vit përfaqësohet nga Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik “Gjon’s Tears”, i cili prezanton sivjet shtetin zviceran me këngën “Tout l’Univers”, pas një tentative të dështuar për ta prezantuar vitin e kaluar me këngën “Répondez-moi”, pasi Eurovision u anulua për shkak të pandemisë COVID-19.
Nga shtetet, që përformuan në natën e dytë gjysmëfinale, u kualifikuan për në finalen e madhe të 22 majit, këto 10 vende:
Shqipëria
Serbia
Bullgaria
Moldavia
Portugalia
Islanda
San Marino
Zvicra
Greqia
Finlanda.
Mbrëmja finale e Eurovision 2021 do të mbahet këtë të shtunë më 22 maj në “Ahoy Arena” të Rotterdamit. /TV Malisheva