Emisari amerikan për dialogun Richard Grenell ka konfirmuar anulimin e takimit të 27 qershorit në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një postim në Twitter ka falënderuar kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti për konfirmimin e anulimit të vizitës së tij, pas asaj të presidentit Hashim Thaçi dje.

Ky i fundit anuloi vizitën në Shtëpinë e Bardhë, pas propozim-aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj presidentit dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte.

“Faleminderit, kryeministri Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin së shpejti”, ka shkruar Grenell.

Më herët, kryeministri Hoti tha se për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i propozim-aktakuzës të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar, nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë./ Tv Malisheva

Share.