Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sot për raportet e tij me presidentin, Hashim Thaçi.

Ish-kryeministri që sa mbante këtë post kishe marrëdhënie të tensionuara me të parin e shtetit tha se ka disa tema që i bashkojnë ata.

E një e tillë duket që ka qenë javën e kaluar për të bindur deputetin e Nismës, Haxhi Shala për të votuar qeverinë Hoti.

I pyetur se a ka qenë në makinën e përbashkët me Thaçin, Haradinaj duke hezituar të përgjigjet, tha se “makina ka qenë e atyre që e vozisin”.

Haradinaj: Makina ka qenë e atyre që e vozisin

“Me presidentin na kanë ndarë disa tema, por mund të na bashkojnë disa të tjera. E vërteta është që Kosova, kufijtë e vet, kushtetua e vendit janë obligim i gjithëve për t’i mbrojtur. Njëkohësisht, në funksionet tona politike zbatojnë secili të drejtën time. Unë si kryetar partie, palë në qeverisje dhe për faktin se zotëri Haxhi Shalën kam pas rastin ta njoh qysh prej 99-tës kemi shërbyer bashkë e më vonë si partner koalicionit…Sa i përket raporteve me presidentin, ato mbesin në bazë të funksioneve dhe përgjegjësive, për makinën ato janë të atyre që i vozitin”, tha ai.

Sa i përket deklarimeve të presidentit Thaçi, se qeveria Hoti është e pakicës shqiptare dhe se duhet punojë me opozitën, Haradinaj tha se për dialogun me Serbinë iu nevojitet një gjë e tillë.

Haradinaj: Duhet të ketë konsensus për temat nacionale

“Është me rëndësi të jetë një shumicë solide, sa i përket qeverisjes është funksionale, por sa i përket temave tjera të interesin nacional, si dialogu sikurse e dina vendimet i merr parlamenti. Është e pamundshme pa një shumicë shqiptare të arrihet një vendim i kësaj natyre. Personalisht mendoj se është me dobi të ketë një konsensus për temat nacionale”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një vizite sot në hidrocentralin “Renelual Tahiri” në Dragash./ Tv Malisheva

Share.