Sot bëhen 21 vjet që kur u krye një prej krimeve më të rënda nga forcat serbe, kur vranë dhe u plagosën qindra shqiptarë në burgun e Dubravës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar nëpërmjet një shënimin publik, duke thënë se përkundër 130 shqiptarëve të burgosur që ishin vrarë dhe 200 të plagosurve, ende askush nuk është gjykuar për këto rime.

“Njëzetenjë vjet më parë forcat serbe kryen krimin më mizor e të planifikuar, duke vrarë 130 të burgosur shqiptarë dhe plagosur mbi 200 të tjerë, në burgun e Dubravës. Edhe pse ndër masakrat më të dokumentuara, me vrasës të njohur me emër e mbiemër, askush ende nuk është gjykuar.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk mund ta gjejë qetësinë pa drejtësi për viktimat dhe qjë ekzekutorët e këtij krimi gjenocidial të marrin dënimin e merituar.

“Kosova nuk gjen qetësi pa zbardhjen e këtij dhe shumë krimeve tjera masive dhe e ka obligim, që të kërkojë drejtësi derisa ekzekutorët e këtij krimi gjenocidal të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar ai.

Kryetari i AAK-së, ka shfaqur dhimbjen e tij që ky skenar ka përfshirë edhe veprimtarin Ukshin Hoti, për fatin e të cilit nuk dihet as sot.

“Është e dhimbshme se ky skenar morbid serb, përfshiu edhe veprimtarin e madh të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hotin, për zhdukjen e të cilit as pas dy dekadash nuk ka asnjë hetim. Martirët e Dubravës janë pjesë e përhershme e kujtesës sonë historike”, ka shkruar në fund Haradinaj./ Tv Malisheva

Share.