Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot komandantin Selman Lajçi, duke thënë se duke komandant Lajçin, nderohen të gjithë dëshmorët e asaj pranvere të përgjakur në Rugovë e Podgur.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se përderisa Brigada 136 “Rugova”, po bënte përpjekjet titanike për shpëtimin e të plagosurve, Kosovës i dha shumë dëshmorë.
“E shpresa e fitores u forcua, me ardhjen e djemve të Atlantikut, në ndihmë të Luftës Çlirimtare. Nderojmë dhe kontributin e djemve tonë, që nga Shtetet e Bashkuara, sollën shpresën e lirisë”, ka shkruar ai