Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në nëntë vjetorin e rënies së heroit Enver Zymberaj, ka thënë se duke kujtuar Enverin, nderojnë kontributin e të gjithë policëve që falë profesionalizmit të tyre, Kosova është vend i sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

“Nëntë vite më parë, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, ra heroikisht Enver Zymeri. Duke kujtuar Enverin, nderojmë kontributin e të gjithë policëve që falë profesionalizmit të tyre, Kosova është vend i sigurt për të gjithë qytetarët e saj. Falënderues për shërbimin dhe heroizmin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Share.