Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria e shkarkuar është cenuesi kryesor i Kushtetutës së vendit.
Ai ka kundërshtuar vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë rreth masave të reja që kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.
Haradinaj ka thënë se një vendim i tillë nuk mund të zbatohet dhe se qytetarëve u janë shkelur të drejtat.
Sipas tij, atyre u është pamundësuar të kryejnë detyrat bazike me kohën e caktuar prej 1 orë e 30 minuta.
Postimi i plotë në Facebook:
Kushtetuta e vendit të mbrohet nga cenuesit e saj. Qeveria e shkarkuar është cenuesi kryesor i saj. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kjo qeveri është recidiviste në shkelje.
Vendimi për këtë kufizim nuk është një vendim që i përket specifikave të vendit tonë. Ky vendim e bënë të pamundur zbatimin e tij nga institucionet.
Qytetarit i është shkelur e drejta në bazë të specifikave dhe i është pamundësuar të kryej detyrat bazike në kohën e caktuar prej 1 orë e 30 minuta.
E ftojmë qeverinë e shkarkuar ta respektojë Kushtetutën dhe t’i zbatojë ligjet në vend