Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se AAK mbështet krijimin e një qeverie të votuar në Parlament dhe nuk e sheh të mundur për momentin mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
“AAK mendon që më sigurt për Kosovën është të ketë një qeveri të votuar në Parlament së shpejti. Nuk e shohim të mundshme shkuarjen në zgjedhje menjëherë. Qeveria e ardhshme mund të jetë e përkohshme, por shpalljen e zgjedhjeve e shohim të pamundur tani në këtë kohë”, tha ai.
Haradinaj tha nëse Kushtetuta e mundëson zgjedhjen e një qeverie në parlament është më mirë që kjo të ndodhë në një afat sa më parë.
“AAK nuk qet kushte në këtë kohë krize. Nuk kemi kërkesa, mund të përkrahim një qeveri edhe pa qenë pjesë e saj. Nuk mendoj që është në rregull ta vonojmë”, u shpreh Haradinaj./ Tv Malisheva