Mandatari për formimin e qeverisë së re Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj ‘test’-protestës së Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin e Prishtinës.
Ai në një status në Facebook ka shkruar se si mundet që të lejohet një protestë e tillë në kohë pandemie kur vikendin e kaluar policia kishte intervenuar ndaj bujqve në Rahovec që ishin mbledhur për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Vikendin e kaluar policia kishte intervenuar ndaj bujqve ne Rahovec qe ishin mbledhur per te siguruar te ardhura per familjet e tyre. Nuk kam reaguar per te mos e politizuar ceshtjen.
Nderkaq, dje ne Prishtine u mblodhen qindra veta ne shesh dhe asnje reagim nuk kishte nga policia.
Ministri i Shendetesise, qe menaxhon urgjencen e shendetit publik, nuk e tha asnje fjale.
Kurse Kryeministri ne ikje ishte sigurisht i zene me dergimin e letrave neper bote.
Apo ndoshta paradat per te intimiduar demokracine nuk i nënshtrohen ligjit?!/ Tv Malisheva