Kryeministri Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ka takuar sot komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike, prioritetet e Qeverisë së Kosovës në luftën kundër pandemisë COVID 19 dhe pakon për rimëkëmbje ekonomike.

Temë kryesore e këtij diskutimi ishte procesi i liberalizimit të vizave, ku kryeministri Hoti ka theksuar nevojën urgjente për përmbylljen e këtij procesi, si një ndër çështjet më me rëndësi të Kosovës në raport me Bashkimin Evropian. Në takim u fol edhe për agjendën e re për reforma evropiane.

Kosova dhe qytetarët e saj janë të përcaktuar në orientimin e tyre properëndimor, andaj kryeministri Hoti ka vlerësuar se është e rëndësishme që edhe Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapat e nevojshëm, që të sigurohet lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës.

Share.