Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Jens Erik Grondahl, të cilin e informoi për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në luftën kundër COVID-19, masat për rimëkëmbjen ekonomike, agjendën e reformave evropiane, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për zhvillimet e përgjithshme në vend.
Me këtë, rast kryeministri Hoti ka shprehur falënderimin e tij dhe të Qeverisë që udhëheqë për ndihmën e Norvegjisë dhënë Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit, duke vlerësuar se forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve është i një rëndësie të veçantë edhe në të ardhmen.
Në këtë takim është diskutuar edhe çështja e dialogut, për të cilën kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke./ Tv Malisheva