Mbi 2 milionë euro janë vjedhur nga Thesari i Shtetit. E kjo nxiti reagime të shumta.
Tani edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka folur rreth “avullimit” të mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Hoti thotë se mashtruesit nuk kanë vend brenda institucioneve, për çka u zotua se po punohet që këta të fundit shumë shpejtë do të dalin në sipërfaqe. Madje ai ka theksuar se ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është në krye të aktiviteti për të siguruar që sistemet janë të mbrojtura.
“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për tu siguruar që sistemet janë të mbrojtura. Mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda institucioneve nuk kanë me pas vend, kanë me dal në sipërfaqe së shpejti”, ka thënë Hoti.
Këto komente Hoti i bëri në një konferencë të mbajtur pas takimit që pati paraditen e së enjtes me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.