Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimeve që pati në Bruksel, ka deklaruar se për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur me Gjykatën Speciale, e kanë shtyrë vizitën në Uashington, por janë dakorduar me ambasadorin Richard Grenell, që takimi në mes Kosovës dhe Serbisë të ndodhë së shpejti.
I pari i ekzekutivit, Avdullah Hoti, tha se nuk e din se a do të vijë në Prishtinë, Richard Grenell.
“Nuk e di a do të jetë në Prishtinë. Dakordimi është që takimi të mbahet së shpejti nga delegacioni serb dhe ai i Kosovës”, tha Hoti.
Sipas tij, janë dy-tri vende skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën, por që u zotua se do të punojnë veç e veç me këto vende./ Tv Malisheva