Një i mitur në Fushë Kosovë ka rrahur nënën dhe motrën e tij 11-vjeçare.

Policia ka arrestuar të miturin duke e dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull nga Kosova për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave nënës dhe motrës së të tij e moshës 11 vjeçe të dyja nga Kosova. Lidhur me rastin në prani të QPS-së janë intervistuar palët, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./TV Malisheva

Share.