Aktorja e njohur amerikane Jennifer Lawrence ka treguar me krenari barkun e saj shtatzënë teksa dilte për shëtitje në Nju Jork.
31-vjecarja që pret fëmijën e parë me bashkëshortin Cooke Maroney, shihej teksa dilte për të shkuar në një sesion stërvitjeje në qendër të Manhattan.
Aktorja e “Bad Blood” mbante veshje të përshtatshme sportive atletike, të shoqëruara me shapka të rehatshme.
Një burim i afërt me aktoren ka thënë për revistën People se Lawrence “mezi pret” të bëhet prind.
“Jen ka dashur një familje prej kohësh pasi ka gjetur shokun ideal, të cilin e do dhe e respekton. Asaj i pëlqen jeta e martuar dhe mezi pret të bëhet nënë”.
Lawrence ishte njohur në Maroney prej shoqes së saj të ngushtë Laura Simpson, dhe ishin takuar qetësisht prej vitit 2018 para se të fejoheshin në shkurt 2019. /TV Malisheva