Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Time Kadrijaj, ka kërkuar nga ambasadorët e Kosovës që ta informojnë në lidhje me numrin e kërkesave të shtetasve që kanë kërkuar riatdhesim dhe sa prej tyre janë riatdhesuar gjatë kohës me pandemi.

Ajo në një postim në Facebook ka sqaruar se kërkesa e saj nuk ka karakter politik, por ka për qëllim të informimi para mbledhjes së Komisionit për Politikë të Jashtme.

Postimi i plotë:

Duke shprehur falënderimet e mia të sinqerta për punën e jashtëzakonshme që keni bërë dhe po bëni në këto kohë të vështira të pandemisë, në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës kërkoj nga ju mirësisht të më informoni për këto pika:

Sa është numri i kërkesave të shtetasve tanë që kanë kërkuar dhe kërkojnë riatdhesim?

Sa prej tyre keni arritur t’i riatdhesoni?

Ju lutem që pos këtyre temave që kam prekur në këtë shkresë lirisht mund të më informoni edhe për aspekte tjera të punës suaj.

Duke ju falënderuar paraprakisht për punën tuaj- dua t’ju siguroj që natyra e kësaj shkrese nuk ka karakter politik, por thjesht në cilësinë e Kryetares së Komisionit duhet të informohem për situatën që kemi sepse kemi planifikuar mbledhje të Komisionit për Politikë të Jashtme në mënyrë që të informohemi për situatën./ Tv Malisheva

Share.