Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për mbështetje financiare në projektin “Rregullimi i hyrjeve banesore”.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se është shumë i lumtur që në Kamenicë po bëhet punë e vazhdueshme në infrastrukturë.

“Së shpejti nis rregullimi i hyrjeve banesore. Me ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen financiare për rregullimin e hyrjeve banesore në Kamenicë. Nga 65 mijë euro, sa është paraparë vlera e projektit, 22 mijë euro do të ndahen nga komuna, kurse pjesën tjetër do të na mbështesë ministria. Tejet i lumtur që në Kamenicë po bëjmë punë të vazhdueshme në infrastrukturë, si një nga investimet e nevojshme të qytetit tonë”, tha Kastrati.

Sipas një komunikate, vlera totale e këtij projekti është 65 mijë euro. Komuna nga buxheti i saj do të ndaj për këtë projekt mbi 22 mijë euro, ndërsa MAPL do të ndaj mbi 42 mijë euro./TV Malisheva

Share.