Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Kurz e ka uruar Hoxhajn për kandidimin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Kancelari i Austrisë e ka siguruar Hoxhajn për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e tij dhe shtetit austriak për Kosovën.

Ndërsa, Hoxhaj ka falënderuar kancelarin austriak për urimin miqësor dhe mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Sapo përfundova një telefonatë urimi dhe përgëzimi për kandidaturën time për kryeministër me mikun tim, kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Biseduam për sfidat që kanë përfshirë shtetet tona dhe botën, me pandeminë dhe krizën e madhe ekonomike të shkaktuar. Kancelari Kurz më siguroi se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtet-ndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike. Ne jemi me fat që kemi miq si Austria dhe kancelari Kurz. Vielen Dank für die Unterstützung!”, shkruan Hoxhaj në Facebook. /TV Malisheva

Share.