Në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, nga autoritetet franceze është arrestuar dhe ekstraduar në Kosovë i dyshuari mashkull nga Kosova.

Sipas Policisë, ai është ekstraduan në Kosovë më 24 qershor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sipas Policisë, i dyshuari kërkohej për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje./TV Malisheva

Share.