Ismet Beqiri, Visar Hoti dhe Faton Bislimi janë tre deputetët e rinj që do t’i zëvendësojnë pozitat e deputetëve, Driton Selmanaj, Arban Abrashin dhe Armend Zemaj të cilët tashmë janë pjesë e kabinetit qeveritar.
Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës u votua me 61 vota qeveria e re me kryeministër Avdullah Hoti.
Driton Selmanaj ka marr postin e zëvendëskryeministrit, kurse, Armend Zemaj është emëruar ministër i Shëndetësisë. Ndërsa, Arban Abrashi është zgjedhur ministër i Infrastrukturës./ Tv Malisheva