- Reklamë e sponsorizuar -

Kuvendi i Komunës së Malishevës në mbledhjen e IV të rregullt del me Deklaratë për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deklaratën në emër të grupeve të Këshilltarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës e lexoi, Sylë Dukolli, nga Nisma Social Demokrate.

“Ne anëtarët e Kuvendit Komunal të Malishevës nëpërmjet kësaj Deklarate, konsiderojmë që Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe, që pas shpalljes së Pavarësisë së sajë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e drejtë edhe e pastër, që ka mbrojtur popullin, nga shfarosja e forcave pushtuese serbe.

Andaj Kuvendi i Komunës së Malishevës mbron fuqishëm Luftën Çlirimtare të UÇK-së dhe vlerat e sajë sublime”, përfundon deklarata./Tv Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -