Në këtë kohë krize të krijuar nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, iu bën thirrje të gjitha institucioneve si atyre lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës që të përkrahin prodhimet vendore në të gjitha blerjet publike.
Klubi i Prodhuesve në vazhdimësi ka bërë thirrje që institucionet e Republikës së Kosovës duhet t’i japin përparësi prodhimeve vendore gjatë prokurimit publik, kur dihet që kjo praktikë zbatohet në shumicën e vendeve të regjionit dhe në vendet e BE-së.
“Me gjithë sakrificat, prodhuesit kosovar po vazhdojnë prodhimin përkundër humbjeve të cilat po përballen, ata po ashtu kanë shprehur gatishmërinë që të punojnë vetëm për kauzën e përbashkët të mbrojtjes së prodhimeve vendore. Prandaj, Klubi i Prodhuesve ju bënë thirrje të gjithëve që të përkrahin prodhimin vendor, pasi që prodhimit vendor sot më sh umë se kurrë i nevojitet përkrahja jonë”, thuhet në një komunikatë