Fatmire Mulhaxha Kollçaku nga Lëvizje Vetëvendosje ka reaguar pas kërkesës së presidentit Hashim Thaçi drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje për caktimin e mandatarit për kryeministër të ri.

Kreu i vendit Hashim Thaçi i ka dërguar letër kryeministrit në detyrë Albin Kurti përmes së cilës nga ai të caktojë emrin e mandatarit të ri si parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nga PAN- i te PLAN-i. Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës. Nuk kalon”, shkruan Kollçaku në Facebook.

Ndryshe, presidenti Thaçi ka bërë të ditur se do të marrë hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës për formimin e qeverisë së re dhe se subjekti fitues i zgjedhjeve ka të drejtë propozimin edhe të një kandidati për kryeministër.

“Duke marrë parasysh Nenin 95 të Kushtetutës, Vendimin e Gjykatës Kushtetue se KO103/14, të datës 1 korrik 2014, dhe Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019 (Protokoll i KQZ-së nr. 1845-2029, 27.11.2019), Lëvizja Vetëvendosje, është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri, për të formuar Qeverinë. Ju lutem, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoni kandidatin e ri, të cilin do të mandatoj për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresën zyrtare te presidentit./ Tv Malisheva

Share.