- Reklamë e sponsorizuar -

Komuna e Ferizajt ka ndihmuar me pako ushqimore, higjienike e veshmbathje familjet në nevojë që pandemia e COVID-19 i solli në vështirësi ekonomike.

Janë plot 5000 pako ushqimore, higjienike e veshmbathje përmes së cilave u ndihmuan 5000 familje ferizajase, apo përkthyer në përqindje mbi 20% e popullatës.

Aksioni nisi që në ditët e para të pandemisë, ku bizneset vullnetmira ferizajas iu përgjigjën pozitivisht përpjekjes së kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu duke ndihmuar me mijëra pako ushqimore e higjienike.

E ky i fundit, në shtabin emergjent të kryesuar prej tij, krijoi ekipin e veçantë për pakot sociale të cilat çdo familje, çdo personi që kërkoi ndihmë iu përgjigj pozitivisht.

Me rreth 1600 pako ushqimore, higjienike e veshmbathje u ndihmuan komunitetet jo shumicë, rome, ashkali, egjiptian, serb, boshnjak, e pjesë e veçantë e mbështetjes ishin edhe organizatat me bazë komunitare të personave me nevoja të veçanta, sindromën Down, nënat vetushqyese, gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, familjet strehuese, qendrat e kujdesit ditor, shoqata e të verbërve dhe me shikim të dobësuar, shoqatat e dala nga lufta.

Me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kryetarët e fshatrave e zonave urbane u shpërndanë rreth 1800 pako për familjet në nevojë në zonën urbane e rurale, kurse pjesa tjetër u shpërnda për familjet në asistencë sociale, qytetarët që u paraqitën me kërkesën për ndihma në ekipet emergjente, Qendrën Operative Emergjente Lokale, Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale si dhe sipas skemave mbështetëse për skamnorët të përpunuara këto nga Qendra për Punë Sociale.

E me 200.000 eurot që ndau Komuna e Ferizajt si fond emergjent në funksion të pandemisë, u blenë mijëra pako që iu dhuruan familjeve në nevojë.

I gjithë ky aksion, tash e gati 100 ditë pati mbështetjen e pakursyer, mbikëqyrjen e drejtpërdrejt e gatishmërinë për të ndihmuar nga kryetari Agim Aliu dhe drejtorit të Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi.

- Reklamë e sponzorizuar -