Ministri i Shëndetësisë së Spanjës, Salvador Illa, deklaroi sot se ishte e mundur që koronavirusi të përhapet në të gjitha shtëpitë në mesin e familjeve që janë në një izolim të butë.

“Meqenëse lëvizja është zvogëluar ndjeshëm që nga prezantimi i masave, ne mendojmë se infeksionet mund të ndodhin edhe në shtëpi”, tha Illa, duke shtuar se kushdo që ka simptoma duhet të kontaktojë mjekët, të marrin “masa të rrepta higjiene” dhe të shmangin kontaktet me njerëzit me të cilët jetojnë.

“Shtëpitë janë një “burim i rëndësishëm” i infeksionit”, tha ai.

Në rreth 130,000 raste në vend, nga mbi 172,000 të konfirmuara, burimi i infeksionit është i panjohur, raporton gazeta ‘El Pais’./ Tv Malisheva

Share.