Menjëherë pas votimit të Qeverisë së re të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti bashkë me kabinetin e tij është betuar se do të kryej të gjitha detyrat në përgjegjësi me Kushtetutën e Kosovës.
Ai tha se në këtë kohë të pandemisë do të ketë nevojë për rimëkëmbje të ekonomisë dhe nevojës për rindërtim të relacioneve me partnerët strategjik.
Hoti: Betohemi që punët do të kryejmë me ndershmëri
“Ne anëtarët e Qeverisë së Kosovës të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës betohemi solemnisht se me përgjegjësi, përkushtim dhe ndershmëri do të kryejmë punët që i kemi sipas mandatit të dhënë nga ky kuvend. Gjithmonë duke zbatuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet dhe vendimet e miratuara. Duke zbatuara parimet dhe standardet ndërkombëtare për liri barazi dhe demokraci. Në intres të përparimit ekonomik, kulturor dhe gjithëmbarëshëm të të gjithë qytetarëve”, tha ai.
Ai u zotua se gjatë këtij mandati do të jetë llogaridhënës ndaj Kuvendit të Kosovës.
Hoti: Besoj që do të jemi llogaridhënës para këtij kuvendi
” Në këtë kohë të vështirë që gjendemi të pandemisë, rimëkëmbje ekonomike dhe nevojës imendiante për të rindërtuar relacionet me partnerët tanë strategjik. Besoj që do të jemi llogaridhënës para këtij kuvendi”, tha ai./Tv Malisheva